Pezullohet pa afat kampioni i botës në 100 metra

Atletika

Pezullohet pa afat kampioni i botës në 100 metra

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 13:37
Pezullohet pa afat kampioni i botës në 100 metra

Atleti amerikan Christian Coleman, kampion bote në garën e 100 metrave, është pezulluar pa afat, pasi nuk është paraqitur në 3 teste antidoping gjatë një viti (2019).

“Nuk kam përdorur kurrë substanca të ndaluara në karrierën time”, tha 24-vjeçari Coleman për mediat pas vendimit për ta pezulluar.

“Nuk kam asgjë për të fshehur dhe do ta provoj pafajësinë time edhe pse nuk kam patur mundësi që ta bëj atë”, tha më tej atleti amerikan, kampion bote në botërorin e zhvilluar në Doha vitin e kaluar me kohën 9”76.

Sipas American Integrity Unit, atleti nuk ka qenë në adresën e dhënë në 3 raste gjatë vitit 2019: më 16 janar, 26 prill dhe 9 dhjetor. Sipas atletit, herën e fundit ai ndodhej në dyqan për të blerë disa dhuratë për Krishtlindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat