KOK mbështetë rrugëtimin sfidues të Fikret Shatrit

Atletika

KOK mbështetë rrugëtimin sfidues të Fikret Shatrit

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 15:47
KOK mbështetë rrugëtimin sfidues të Fikret Shatrit

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim të mbështes rrugëtimin sfidues të Fikret Shatrit, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë.

Shatri, ish-basketbollist i Prishtinës, do të vrapojë 257 km me moton: “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.

KOK do të mbulojë të gjitha shpenzimet e Shatrit që lidhen me këtë udhëtim.

Ai do të niset më 2 korrik nga Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, me fillim në ora 18:00, derisa në Tiranë pritet të arrij më 4 korrik.

45-vjeçari nga Istogu njihet për vrapime të gjata, derisa gjatë pandemisë së Covid-19 kishte vrapuar nga Prishtina deri në Istog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat