Tahiri: Klubi atletik Mitrovica vetëm po thyen rekordet

Atletika

Tahiri: Klubi atletik Mitrovica vetëm po thyen rekordet

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 17:56
Tahiri: Klubi atletik Mitrovica vetëm po thyen rekordet

Trajnerii klubit atletik Mitrovica, Xhavit Tahiri, është i lumtur për sukseset e klubit të tij.  

“Nga java në javë, nga atletët e klubit atletik Mitrovica vetëm po thyhen rekordet e po përmirësohen rezultatet. U mbajt Mitingu i 2 Korrikut organizuar nga Federata Atletike e Kosovës dhe atletët e atletet e klubit atletik Mitrovica bënë paraqitje të jashtëzakonshme ku fituam shumë medalje dhe rezultate dhe si gjithmonë ishim nga klubet më të suksesshme të kësaj gare. 

Vlen të ceket vrapimi i mirë i atletes Albina Deliu e cila edhe pse ishte e pa konkurrencë dhe gjatë tërë garës e udhëheqi garën e vetme prapëseprapë arriti rezultat të kënaqshëm në disiplinën 800 me rezultatin 2"15"04 me 909 pikë të IAAF, po ashtu atleti më i suksesshëm i klubit edhe i Muhamet Ramadanit, arriti ta thyej rekordin e shtetit në gjyle për seniorë të cilin e mbante vet atleti, ai arriti ta hedh gjylen 18.23 metra. 1018 pikë te IAAF”, shkruan Tahiri.

Rezultatet 
1. Muhamet Ramdani disk vendi i parè-Senior
2.Muhamet Rmadani Gjyle vendi i parè-senior
3.Albina Deliu 800M Vendi i pare-Seniore
4.Dionit Aliu 200 M Vendi i Pare -U14
5.Dionit Aliu Gjatesi vendi i Pare -U14
6.Elmedina Rushiti 400 M vendi i parè-U16
7.Gentiana Murati k.Gjatesi-Vendi i Parè -U16
8.Florian Berisha 400 M Vendi i Parè -Seniorè
9.Ibush Ademi k.gjatesi Vendi i parè -U16
10.Ibush Ademi 200 M Vendi i dytè -U16
11.Suzana Mustafa Gjyle Vendi i dyte-U18
12.Verona Peci K.Gjtesi Vendi i Dytè-U16
13.Alina Haradini 200 M Vendi i Dytè -U16
14.Melisa Muharremi 400M Vendi i Dytè U16
15.Amar Hajra 200 M Vendi i Dytè U 10
16.Anda Asllani K.Gjatesi Vendi i dytè -U14
17.Arbesa Ademi K.Gjatesi Vendi i Tretè U14
18.Suzana Mustafa Disk Vendi i Tretè U18
19.Gentiana Peci Gjyle Vendi i Tretè -U16
20.Florent Hyseni K.Gjatesi -Vendi i dytè U18
21.Erjon Shabani 200 M Vendi i Tretè U 16
22.Amar hajra 60 M Vendi i Tretè - U 10
23. Luan Hyseni Gjyle Vendi i Tretè -U 16
24.Luan Hyseni Disk Vendi i Tretè - U 16
25.Shkelqim Ferati Gjyle Vendi i Trete -U 18
26.Emine Ademi 800M Vendi i Parè -U 18

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat