Sportisti që i la pa fjalë të gjithë! Hajdaraj: Hera e parë që kam kap shtizën në dorë

Atletika

Sportisti që i la pa fjalë të gjithë! Hajdaraj: Hera e parë që kam kap shtizën në dorë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2020 Në ora: 16:45
Sportisti që la pa fjalë të gjithë! Hajdaraj: Hera e parë që kam kap shtizën në dorë

Sporti gjithmonë sjell befasi, që besa edhe çudira, siç është rasti i fundit i volejbollistit më të mirë në vendin tonë, Bardhyl Hajdaraj, që triumfoi në Kupën e Kosovës në atletikë përkatësisht në disiplinën e shtizës. Hajdaraj është pjesë e kampionit të Kosovës në volejboll, Ferizaj, ndërsa tani edhe anëtar i klubit të atletikës Mitrovica dhe debutoi furishëm në disiplinën e shtuzës.

“Bota sot”: Çka ju shtyri që të merreni me hedhjen e shtizës dhe a e keni pritur triumfin në Kupë?

Bardhyl Hajdaraj: Është ëndërr e fëmijërisë të marr pjesë në hedhjen e shtizës. Përkundër tentimeve dhe interesimit tim është dashtë një takim i rastësishëm në organizimin e KOK 2019 (komitetit olimpik) në hotel ‘Emerald’, ku isha ulur në tavolinë me atletët më të mirë në Kosovë.  

Ne njoftim e sipër me kryetarin e klubit Mitrovica, Xhavit Tahiri, kampionin Muhamet Ramadanin dhe prindin e tij premtuan që në momentin e parë do ta kesh ftesën, dhe meqë je kaq optimist shpresojmë do ja dalësh.

Edhe pse nuk qëndroj mirë fizikisht edhe nuk kam stërvitë kurrë atletikë aq më shumë, ka një muaj pasiv në sport dhe i dëmtuar, unë ju përgjigja ftesës dhe e mora vendin e parë në shtizë. Isha optimist dhe ka kohë që kam këtë mendim se e di vetën time dhe forcën e krahut tim. Mbretëreshën e sporteve e dua e ndjek shumë por kurrë nga frika e dëmtimeve nuk e kam shtyrë vetën të futem në ndonjë disiplinë. Sepse kam përgjegjësi në volejboll dhe jam frikacak në dështime.

“Bota sot”: A do vazhdoni edhe më tej me atletikë?
Bardhyl Hajdaraj:
Po, sigurisht hera e parë që kam kap shtizën në dorë. Pse jo të vazhdoj e të stërvitem mirë në këtë disiplinë edhe ta tentoj rekordin e Kosovës. Me ka penalizuar puna e mosbërë edhe dëmtimet.

Unë jam në pritje të operohem në gju dhe vuaj nga dëmtimi i bërrylit Tennis Elbow dhe nëse kështu kam arrit deri të vendi i parë në kushte tjera mundem me tentu rekordin që e mendoj të arritshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat