Smajlaj sfidon lëndimin

Atletika

Smajlaj sfidon lëndimin

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 16:26
Smajlaj sfidon lëndimin

Rreth një muaj e gjysmë më parë, gjatë një seance stërvitore atleti Izmir Smajlaj pësoi një dëmtim në gju, duke çarë meniskun.

Ky dëmtim bëri që kampioni i kërcimit për së gjati të humbasë edhe dy garat kombëtare, siç ishte Kupa e Shqipërisë e zhvilluar disa ditë më parë, apo Kampionati Kombëtar që do të mbahet më datat 10-11 gusht.

Për ish-kampionin e Europës ishte planifikuar një operacion në Itali, por situata me virusin “COVID” bëri që Smajlaj ta ketë të pamundur udhëtimin jashtë vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat