Lajm i madh për Malishevën

Atletika

Lajm i madh për Malishevën

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2020 Në ora: 16:36
Malishevën e vizitoi ministrja e MKRS-ja, Vlora Dumoshi, deputeti i Republikës së Kosovës, Fetah Rudi etj. 

Kudo që kemi shteg të atletikës është fitore e madhe për gjithë sportin e Kosovës.  

Stadiumi në Malishevë do ta ketë shtegun me tartan të atletikës, që gëzon shumë klubin e atletikës Malisheva por në përgjithësi edhe komunitetin e atletikës.  

Malishevën e vizitoi ministrja e MKRS-ja, Vlora Dumoshi, deputeti i Republikës së Kosovës, Fetah Rudi etj. 

“Vepra jetësore për ndërtimin e shtegut të atletikës më në fund po realizohet.
Faleminderit të gjithë akterëve që kontribuan në ndërtimin e këtij shtegu si të nivelit lokal po ashtu edhe qendror.
Në këtë shteg përpos stërvitjeve do mbahen edhe garat shtetërore të atletikës”, shkruan në faqen e KA Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat