Atletja shqiptare, Luiza Gega, përmirëson rekordin e saj në shtigjet e gjata. Gega është atletja më e mirë në Shqipëri dhe synon suksese të mëdha në rrafshin ndërkombëtar.
“Gara e parë sezonale në këtë verë të vakët startoi me një rekord kombëtar në 10 mijë metra. Trajneri më kërkoi të bëja një stërvitje, ku rezultoi përmirësimi i rekordit kombëtar me 60 sekonda, duke vendosur kohën e re 32’31”.
U ndjeva jashtë mase mirë në 5000 metrat e dyta të garës, ku isha e shpejtë dhe në vijën e finishit ndihesha ende e freskët.
Pavarësisht se nuk e di nëse do të më jepet mundësia të garoj në eventet ndërkombëtare këtë vit, stërvitja ime do të vijojë, për t’u bërë më e fortë dhe e shprejtë në vitin 2021”, ka shkruar Gega në profilin e saj në facebook.