Anulohet Maratona e Parisit

Atletika

Anulohet Maratona e Parisit

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 13:52
Anulohet Maratona e Parisit

Anulohet përfundimisht Maratona e Parisit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Maratona e përvitshme në kryeqytetin francez konsiderohet si një ndër garat më të famshme të kësaj disipline në rruzull dhe ishte programuar si zakonisht për t’u mbajtur në një nga të dielat e muajit prill, më saktë më datë 5 prill, por gjithçka u shty nga organizatorët për një tjetër datë dhe për një kohë më të mirë, pas shpërthimit të pandemisë së Koronavirusit, që u përhap me shpejtësi dhe la pasoja edhe në këtë vend të Kontinentit të Vjetër.

Drejtuesit më të lartë të këtij aktiviteti fillimisht vendosën shtyrjen për në datën 15 nëntor, megjithatë, duke parë edhe zhvillimet më të fundit, organizatorët vendosën për ta anuluar përfundimisht Maratonën e Parisit për vitin 2020. Bashkë me Berilinin dhe Londrën Maratona e Parisit është një ndër tri maratonat më të rëndësishme në Kontinentin Evropian dhe vendimi i komitetit organizator është i kuptueshëm, duke parë edhe përshkallëzimin e pandemisë së Koronavirusit në Francë, gjatë këtyre ditëve të fundit.

Franca përfaqëson shtetin e 20-të më të prekur në glob nga virusi COVID-19 dhe deri ditën e martë në këtë vend janë regjistruar plot 204.172 të infektuar, prej të cilëve 30.354 kanë humbur jetën, gjithsesi vlen të theksohet fakti që vetëm këtë ditë numri i të prekurve nga pandemia e koronavirusit u shtua me plot 1.397 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat