Nis me befasi

Atletika

Nis me befasi

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:05
Nis me befasi

Në etapën e parë të edicionit 2020 të Ligës së Diamantit në atletikë është vendosur rekord botëror në garën e 5000 metrave.

Në stadiumin “Louis 2” të Montekarlos, atleti nga Uganda, Joshua Cheptegei, dha kohën 12’35”36.

Ai e përmirësoi me 2 sekonda kohën e mëparshme, 12’37”35, që mbahej nga etiopiani Kenenisa Bekele, rekord që ishte vendosur 16 vite më parë në Holandë. Paraqitja e Cheptegei ishte mjaft e mirë.

Për atletin nga Uganda kjo ishte gara e parë zyrtare që nga 16 shkurti, ditë në të cilën pat vendosur rekordin e 5km në garën e rrugës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat