Atletët e KA “Mitrovica” fituan tri vende të para, dy te dyta dhe dy vende të treta ne Kampionatin e Kosovës në Kros

Atletika

Atletët e KA “Mitrovica” fituan tri vende të para, dy te dyta dhe dy vende të treta ne Kampionatin e Kosovës në Kros

Nga: F.B Më: 11 tetor 2020 Në ora: 18:57
Atletët e KA “Mitrovica"

Atletët dhe atletet e Klubit të Atletikës “Mitrovica” kanë arritur rezultate solide në Kampionati e Kosovës në Kros, duke triumfuar në tri grupmosha, ne dy dolën të dytët dhe po ashtu dy në vendin e tretë.

Kampionati i Krosit që sipas kalendarit duhej të mbahej javën që shkoi por qi shty për shkak të kushteve atmosferike, ka tubuar atletët më të mirë nga shumica e klubeve të vendit tonë.

Konkurrenca ishte shumë e fortë ndërsa atletët tanë kanë arritur rezultate të kënaqshme ka thënë trajneri dhe ish-kampioni Xhavit Tahiri që ka përgëzuar atletët për angazhimin dhe rezultatet.

Atletët dhe atletet e klubit tonë ishin mjaft të suksesshëm , kështu në grupmoshën U-10 i pari në kros doli Amar Hajra, vendin e parë e ka fituar edhe atletja shumë premtuese Elmedina Rushti në U-16, sikurse edhe një nga atletet më e suksesshme në klub Albina Deliu që bindshëm ishte e para në U-23.

Dy vendet e dyta në garën e krosit për KA “Mitrovica” i fituan Erblin Smajli në U-23 dhe po në të njëjtën grupmoshë Gentiana Peci, që të dy këta atletë nuk ishin shumë larg mundësisë për fitore.

Ndërsa në pozitat tre në grupmosha përkatëse u renditën Fatlum Gërguri që doli i treti në U-12 dhe Emine Ademi që po ashtu ishte e treta në U-23.

Trejneri Tahiri beson dhe shpreson në vazhdimësi të punës për përgatitje sa më të mirë dhe rezultate edhe në garat e ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat