Kampioni i botës në atletikë denohet me dy vjet mos paraqitje në asnjë garë, kjo është arsyeja!

Atletika

Kampioni i botës në atletikë denohet me dy vjet mos paraqitje në asnjë garë, kjo është arsyeja!

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:00
Christian Coleman

Kampioni i botës në 100 metra, Christian Coleman është denuar për dy vjet mos paraqitje në asnjë garë, pasi mungoi në tre teste të drogës.

Amerikani 24-vjeçar, i cili është pezulluar nga 14 maji i vitit 2020, do të humbasë Olimpiadën e shtyrë të Tokios vitin e ardhshëm, shkruan BBC.

Coleman fitoi garën në 100 metra në Kampionatin Botëror në Doha në vitin 2019.

Përfaqësuesi Emanuel Hudson konfirmoi se Coleman do të apelojë kundër vendimit të Njësisë së Integritetit të Atletikës (AIU) në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS).

“Z. Coleman nuk ka asgjë më shumë për të thënë deri në kohën kur çështja mund të dëgjohet në gjykatën e juridiksionit”, tha Hudson.

Ai u pezullua përkohësisht pasi mungoi në një provë të tretë në dhjetor të vitit 2019. Tre mungesa në testin anti-drogë në një periudhë 12-mujore mund të rezultojnë në një ndalim deri në dy vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat