Kibiwott Kandie - thyen rekordin botëror të Gjysmëmaratonës në Valencia

Atletika

Kibiwott Kandie - thyen rekordin botëror të Gjysmëmaratonës në Valencia

Nga: K.G. Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 12:09
Kibiwott Kandie - thyen rekordin botëror të Gjysmëmaratonës në Valencia

Atleti kenian Kibiwott Kandie thyen rekordin botëror në Gjysmëmaratonën e Valencisë.

Ai bëhet atleti i parë që e kaloi një garë në më pak se 58 minuta.

Nënkampioni botëror Kandie në Spanjë vrapoi 21.0975 kilometra në kohën 57 minuta dhe 32 sekonda, duke thyer rekordin botëror të vitit 2019 për 29 sekonda ndaj bashkëkombësit të tij Geoffrey Kamworor.

Në Gjysmëmaratonën e Valencisë, tre vrapues tjerë vrapuan më shpejt se rekordi botëror - ugandasi Jacob Kiplimo (57:37) dhe kenianët Rhonex Kipruto (57:49) dhe Alexander Mutiso (57:59).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat