Tragjedi, një nga sportistët më të mirë vdes në moshën 27-vjeçare

Atletika

Tragjedi, një nga sportistët më të mirë vdes në moshën 27-vjeçare

Nga: K.Goca Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 12:17
Tragjedi, një nga sportistët më të mirë vdes në moshën 28-vjeçare

Osman Junuzoviq, një nga atletët më të mirë në Bosnjë dhe Hercegovinë, vdes në moshën 27 - vjeçare, njoftoi Federata e Atletikës e Bosnjës dhe Hercegovinës. 

Junuzoviq ishte kampion i Bosnjë dhe Hercegovinës në disiplinën 3,000 metra, 3,000 metra me pengesa, 5,000 metra, 8,000 metra në të gjithë vendin, 10,000 metra, Gjysmë Maratonë dhe maratonë.

Ky atlet i suksesshëm arriti suksesin më të madh në Lojërat Evropiane në Baku në 2015, kur fitoi medaljen e bronztë në garën me 3000 metra me pengesa.

Ai ishte gjithashtu kampion i Ballkanit në të njëjtën disiplinë.

Media në Bosnjë raporton se shkaku i vdekjes ishte sulmi në zemër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat