Tirana dhe Vllaznia triumfojnë në Kupën e Shqipërisë

Atletika

Tirana dhe Vllaznia triumfojnë në Kupën e Shqipërisë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:29
Tirana dhe Vllaznia triumfojnë në Kupën e Shqipërisë

Në mjediset e stadiumit “Elbasan Arena”, në Elbasan, u zhvillua Kupa e Shqipërisë në atletikë, një event organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës e ku morën pjesë atletët më të mirë në vend.

Një event ku gjithsej u garua në 16 disiplina të ndryshme dhe nuk pati shumë surpriza. Për meshkuj triumfoi ekipi i Vllaznisë, ndërsa për femra, fituese e këtij eventi u shpall skuadra e Tiranës.

Dy sportistët më të mirë të Kupës së Shqipërisë u shpallën Luiza Gega për femra dhe Izmir Smajlaj për meshkuj, që triumfuan në garat e tyre. Gega zuri vendin e parë në 3000 metra me pengesa (9’29”93), ndërsa Smajlaj në kërcim së gjati (8.02 metra).

Luiza Gega është e vetmja atlete që ka siguruar normën olimpike për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që zhvillohen këtë verë. Por edhe Smajlaj po kalon një formë të mirë, teksa këtë vit ka shkëlqyer në disa turne.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat