Tragjedi, 21 të vdekur në garën e sportive

Atletika

Tragjedi, 21 të vdekur në garën e sportive

Më: 23 maj 2021 Në ora: 13:28
Tragjedi, 21 të vdekur në garën e sportive

Një tragjedi në kufijtë e të pabesueshmes godet botën e sportit. 21 vrapues humbën jetën nga i ftohti gjatë një maratone prej 100 kilometrash në Pyllin e Gurit të Lumit të Verdhë, pra në mal, garë e nisur të shtunën në mëngjes në provincën e Gansu, në veri të Kinës. Bëhet fjalë për tragjedinë më të madhe që godet botën e maratonave të gjata.

Mes atletëve të vdekur edhe sportisti elitar Jing Liang, 31 vjecar që kishte triumfuar në 3 edicionet e mëparshme të garës prestigjioze në vendin aziatik. Gara ku morrën pjesë 172 atletë, u ndërpre pasi disa prej tyre shfaqn shenja të hipotermisë dhe probleme fizike, si pasojë e uljes së vazhdueshme të tëmperaturave deri në zero gradë celcius, ndërkohë që sportistët ishin me veshje të lehta.

Por pastaj, pasi pushoi shiu i akullt dhe stuhitë që goditët zonën, në pasdite disa prej sportistëve rezultuan të humbur.

Vetëm në mëngjesin e së dielës, skuadrat e ndihmës së shpejtë, ku u aktivizuan mbi 700 persona gjatë gjithë natës, konfirmuan vdekjen e 21 sportistëve. 151 të tjerët janë të sigurt, jashtë rrezikut për jetën, vetëm 8 prej rtyre kanë pësuar dëme të lehta për të cilat kanë marrë ndihmën mjekësore por janë në gjendje të stabilizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat