Sportisti humb jetën tragjikisht

Atletika

Sportisti humb jetën tragjikisht

Më: 12 janar 2022 Në ora: 18:13
Deon Lendore

Tragjedi në atletikë, ndahet nga jeta fituesi i medaljes olimpike në Londër 2012!

Deon Lendore, përfaqësues i Trindad dhe Tobago në Lojërat Olimpike, është ndarë nga jeta ditën e hënë në Teksas për shkak të një aksidenti me makinë, në moshën 29-vjeçare.

Sipas Universitetit A&M në Teksas, ku Lendore punonte si asistent trajner prej dy vitesh, sprinteri po kthehej në shtëpinë kur u përfshi në një aksident automobilistik. Sipas raportimeve të policisë, Lendore vdiq në vendngjarje, ndërsa një person tjetër u transferua menjëherë në spital.

Deon Lendore fitoi medaljen e bronztë me shtetin e tij, në Lojërat Olimpike “Londër 2012” në garën e 4×400 metra1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat