Bolt mes patatinave, futbollit, fitimeve

Atletika

Bolt mes patatinave, futbollit, fitimeve

Më: 20 janar 2022 Në ora: 15:01
Bolt mes patatinave, futbollit, fitimeve

Është tërhequr tashmë prej më shumë se katër vitesh, por Usain Bolt vazhdon të jetë një nga (ish) atletët më të rëndësishëm të botës.

11 milionë ndjekës, i kërkuar nga sponsorët dhe mediat, jeton në Xhamajkë, por duket shpesh vërdallë mes Amerikës dhe Europës, në avionë privatë dhe i ftuar nga markat më të mira dhe më luksoze në botë.

Pyetja më e shpeshtë që bëhet në Google për të është: “Çfarë bën Usain Bolt?”, shenjë që të gjithë duan ta dinë si i kalon ditët e tija ish-njeriu më i shpejtë në botë.

Stërvitje

Sigurisht, Bolt stërvitet. Adhuron notin, të luajë futboll, të vrapojë dhe të përdorë cyclette. Ka marrë pjesë në stërvitje me skuadra të rëndiëshme si Borussia Dortmund, miqësore dhe ndeshje bamirësie me skuadra norvegjeze dhe australiane, ka luajtur tenis dhe pingpong. Si përfundim: nuk rri dot pa lëvizur.

Fëmijët

Sigurisht e ndihmojnë shumë tre fëmijët e tij, hiperaktivë si ai. Me Olympia Lightning (pseudonimi i tij ishte Lightning Bolt) dhe binjakët Thunder dhe Leo që ka patur me partneren Kasi Bennett kalon kohën më të madhe.

Sponsorët

Bolt është bërë tashmë një njeri imazh në 360 gradë. Kompania Allianz, sa për të bërë një shembull, e ka zgjedhur si ambasador të markës dhe e ka bërë të praktikojë sporte të pazakontë për të si golfi dhe basketbolli.

Duket se Bolt nuk lëviz kurrë për më pak se 500 mijë dollarë (për gjysmë dite pune, jo më shumë) dhe se ka një pasuri, sipas Forbes, mbi 34 milionë dollarë. Vetëm nga Puma paguhet 9 milionë dollarë në vit.

Dieta

Pasioni i Usain Bolt janë patatinat, por ka thënë se duhet të arrijë të qëndrojë sa më larg tyre. Veçanërisht ato me shije barbecue. Mundohet të konsumojë ushqim të shëndetshëm “për t’u ndier përsëri në paqe me trupin tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat