Tirron Mamusha triumfon në 1500 e 3000 metra në Kampionatin individual Dimëror

Atletika

Tirron Mamusha triumfon në 1500 e 3000 metra në Kampionatin individual Dimëror

Nga: K.G. Më: 27 janar 2022 Në ora: 18:31
Tirron Mamusha triumfon në 1500 e 3000 metra në Kampionatin individual Dimëror

Atleti nga Gjakova, Tirron Mamusha, po përgatitet për pjesën pranverore të garave.

Synimi i tij është të përmirësojë kohën dhe të luftojë edhe për suksese të reja.  

Ai sot ka arritur sukseset e para për vitin 2022, duke triumfuar në disiplinën 1500 e 3000 metra.

“Sot edhe zyrtarisht fillojë sezoni 2022 me gara, ku në Kampionatin individual Dimëror të Shqipërisë, garova ne 3000 metra dhe 1500 metra, arrita të shpallem kampion dimëror në këto dy kategori. 

Unë personalisht dhe trajneri  jemi shumë të kënaqur me rezultatet duke marr parasysh mbingarkesën në ushtrime në këto ditët e fundit, por tash sezoni vetëm sa ka filluar.

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe mbështetjen”, ka shkruar Mamusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat