Zhvillohet kampionati individual i atletikës

Atletika

Zhvillohet kampionati individual i atletikës

Më: 28 janar 2022 Në ora: 14:40
Zhvillohet kampionati individual i atletikës

Në stadiumin “Elbasan Arena” u zhvillua Kampionati Individual Dimëror i Atletikës (aktiviteti i parë i këtij viti), një event që mblodhi sportistët më të mirë nga Shqipëria e Kosova. Një event organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës dhe ku morën pjesë 9 klube si dhe rreth 140 pjesëmarrës (meshkuj e femra).

Atletët e Vllaznisë, Tiranës e Skënderbeut ishin ata që bënë paraqitjen më të mirë, pa lënë mënjanë edhe klubet e tjera shqiptare apo edhe atletët nga Kosova, që fituan disa gara. Një event që ishte një test i mirë për atletët shqiptarë, që do të garojnë në Ballkaniadën e të rinjve (Beograd) e për të rritur (Turqi).

Ndërkohë që, më 18-20 mars, do të zhvillohet edhe Kampionati Botëror i sallave të mbyllura, që mbyll eventet dimërore të sportit të “mbretëreshës”.

Munguan në këtë event Luiza Gega e Izmir Smajlaj, që garojnë e stërviten jashtë Shqipërisë. Ky event i zhvilluar në Elbasan duhej të ishte zhvilluar në sallë të mbyllur, por Shqipëria nuk ka një të tillë/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat