Kryeziu: Çfarë kërkon KOK nga federatat që nuk janë të pranuara si federata në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

Atletika

Kryeziu: Çfarë kërkon KOK nga federatat që nuk janë të pranuara si federata në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

Nga: K.G. Më: 29 janar 2022 Në ora: 12:08
Kryeziu: Çfarë kërkon KOK nga federatat që nuk janë të pranuara si federata në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

Trajneri më i mirë në Kosovë, Zijadin Kryeziu, ish atleti i mirënjohur dhe ish selektori i Kombëtares së Kosovës, aktualisht trajner i KA Rogana, është i pakënaqur me kategorizim.

Ai pyet me çfarë logjike po luhet me këto kritere! 

“Çfarë kërkon KOK nga federatat që nuk janë të pranuara si federata në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, me çfarë logjike po luhet me këto kritere, kujt po i shërben kjo përzgjedhje.

Për çdo respekt për sportet që akoma nuk janë sporte olimpike, respekt për sukseset e tyre por, për aq kohë sa nuk jeni anëtarë në familjen olimpike si mundë të hyni në këtë përbërje, nëse kështu funksionon KON-i  jemi në rregull por, këto veprime as që bëhen fjalë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë, KON-i nuk rekomandon të ndahen bursa (për shpresa olimpike) për sportist të federatave jo olimpike po ashtu këto federata jo olimpike nuk kanë të drejtë vote në KON, kurse KOK-u lejon federata jo olimpike të votojnë dhe të vendosin për fatin e sporteve olimpike, rangon trajner të sporteve jo olimpike, kjo nuk shkon kështu mendoj se KOK-u duhet ti përshtatet  kritereve të KON-it, ndryshe nuk ka logjikë të quhet Organizatë Olimpike. Kthjelluni pak o njerëz nuk është Bibël e as Kuran kjo rregullore urgjentisht duhet të ndërrohet.

E kuptoj që këto federata jo olimpike ju duhen për vota dhe vazhdimisht janë përdorur kështu por, kjo nuk ka të bëj fare me korrektësi olimpike. MKRS ka mekanizmat e vet, ka sektorin e sportit dhe mbi këtë bazë i merr përgjegjësitë se si ti ndihmojë sportet në përgjithësi.

Në asnjë mënyrë KOK-u nuk duhet të hyj në kët lojë të flas në emër të sporteve jo olimpike, KOK-u duhet ti përgjigjet sporteve që janë sporte olimpike nëse vërtet dëshiron ti përfill kriteret e KON-it. Mjaftë më me rregullore të shpikura vetëm për t'i shërbyer dikujt për t’u ngritur në poste. Pse duhet KOK-u me bartë këtë përgjegjësi për sportet jo olimpike, në çfarë eventi olimpik garojnë këto sporte, çfarë i lidhë me Komitet Olimpik, asgjë përpos çdo katër vite për vota asgjë tjetër.

KOK-u duhet të jep përgjegjësi për buxhetin që i ndahet nga shteti nga MKRS, këtë buxhet duhet ta shfrytëzoj për federatat olimpike, e sportet që nuk janë olimpike  i japin përgjegjësi MKRS për buxhetin e shpenzuar. Vetëm shikoni sa federata jo olimpike i keni në KOK”, reagon Kryeziu në profilin e tij në facebook.

Kategoria A

Federata e Xhudos e Kosovës 83.35 
Federata e Volejbollit e Kosovës 79.56
Federata e Karatesë e Kosovës 78.501
Federata e Hendbollit e Kosovës 78.093
Federata e Basketbollit e Kosovës 78.05
Federata e Futbollit e Kosovës 76.61

Kategoria B

Federata e Boksit e Kosovës 65.16
Federata e Mundjes e Kosovës 65.14
Federata e Sportit Shkollor e Kosovës 64
Federata e Atletikës e Kosovës 62,6117
Federata e Pingpongut e Kosovës 60.33
Federata e Notit e Kosovës 54.68
Federata e Gjimnastikës e Kosovës 53.03
Federata e Tenisit e Kosovës  51.42

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat