Me 11-12 shkurt do të mbahet Kampionati Ballkanik për U-20 në atletikë, në kryeqytetin e Serbisë
Kosova do të garojë me disa atletë e atlete në këtë ngjarje të madhe.
Kosova me Flamur apo pa të në Beograd?
Halil Sylejmani
Burimet tona konfirmojnë se Federata Ballkanike e Atletikës ka marrë vendim të prerë, nuk do të ketë asnjë flamur në sallën e mbyllur në Beograd.
“Të gjitha shtetet pjesëmarrëse do të garojnë pa prezencën e Flamurit të tyre në sallën e mbyllur në Beograd. Kështu ka vendosur Federata Ballkanike.
Është vendim i prerë, pa simbole shtetërore”, tha një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, e konfirmon pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik.
“Është marrë vendimi përfundimtar nga Federata Ballkanike. Nuk do të janë të pranishme flamujt e shteteve pjesëmarrëse.
Ne do të marrim pjesë në Kampionatin Ballkanik U20”, - tha shkurt Sylejmani.
Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë me fanella zyrtare për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanin U-20.