Gega triumfon në turneun e sallave të mbyllura në Francë

Atletika

Gega triumfon në turneun e sallave të mbyllura në Francë

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 12:54
Gega triumfon në turneun e sallave të mbyllura në Francë

Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar garën e 3000 metrave të zhvilluar në Mitingun e Miramas (Francë), një turne i sallave të mbyllura. Gega dha kohën 8’50”08”, kohë që ështrë rekord për këtë turne.

Një garë e dominuar nga atletja shqiptare, që la pas rivalet e saj (britanikja Fry mbërrii në finish e dyta, me 8 sekonda vonesë). Gega vijon kështu paraqitjet e mira në pistë, teksa dy javë më parë u rendit e dyta në turneun e Manchesterit.

Në këtë garë morën pjesë 16 atlete, por Luiza Gega diktoi në pistë, duke mos e vënë në diskutim fitoren.

Atletja shqiptare përgatitet për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura, që zhvillohet pas nëj muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat