Kosova garoi si shtet në Serbi! Sylejmani tregon si u pritën në Beograd

Atletika

Kosova garoi si shtet në Serbi! Sylejmani tregon si u pritën në Beograd

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 21:14
Halil Sylejmani

Atletët e Kombëtares së Kosovës sot zhvilluan garat si shtet në Beograd, për herë të parë prej se është Kosova shtet.

Hail Sylejmani, president i Federatës së Atletikës së Kosovës, tha se gjithçka ka qenë në rregull dhe sipas protokollit të Federatës Ballkanike të Atletikës.

“Jam shumë i kënaqur me atletët dhe atletet e mija, më mënyrën se si e prezantuan dhe mbrojtën fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Pritja ka qenë shumë e mirë. Përcjellja në mënyrën më të mirë nga hoteli e deri në stadium.

Kemi qenë të barabartë me të gjitha shtetet tjera dhe kemi garuar me emrin Kosova, me shkurtesën KOS”, thotë nga Beogradi Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.    

Kosova garoi me këta garuese: Sara Susuri në 60 metra (e 12-ta nga 14 garues), Florentina Reselica e fundit në 400 metra, Ejona Shala e fundit në 1500 metra. Enis Bytyçi e Granit Ahmeti, garuan në 400 metra, duke u renditur i nënti përkatësisht i 11-ti e Olti Bytyqi në 800 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat