Duja: Një gabim ndodhi në Beograd, a ka qenë i qëllimshëm apo pa qëllim?

Atletika

Duja: Një gabim ndodhi në Beograd, a ka qenë i qëllimshëm apo pa qëllim?

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 19:18
Duja: Një gabim ndodhi në Beograd, a ka qenë i qëllimshëm apo pa qëllim?

Selektori i Kombëtares së Kosovës në atletikë, Bajram Duja, tha se ka qenë ngjarje e madhe jo vetëm për atletikën por edhe për shtetin që garuan me emrin Kosova në Beograd, në Kampionatin Ballkanik U-20.

Kosova u paraqit me gjashtë garues (tre alete e tre atletë), duke treguar rezultate solide në një konkurrencë të fortë. Duja tha se nuk e kishte presionin e garës por diku tjetër.      

Si e përshkruani garimin me fanellat e Kosovës në Beograd, a keni qenë në presion të garës?

Image

Pamje nga gara

 “Për mu si selektor ka qenë ngjarje historike. 

Për herë të parë Kosova është paraqitur e barabartë me të gjitha simbolet, me 21 shtete anëtare të Federatës Ballkanike të atletikës.

Mikpritja dhe siguria ka qenë në nivel te larte. Jemi trajtuar si shtet.

Gjashtë garuesit e Kosovës janë paraqitur në garë me veshjet sportive me mbishkrimin Kosove. Kjo mund të dëshmohet nëpërmjet fotografi të bëra.

Image

Kosova në Beograd

Nuk kemi qenë shumë në presion të garës por në presion të pjesëmarrjes, sipas marrëveshjes paraprake të kryetarit të federatës z. Halil Sylejmani dhe nënkryetarit të parë z. Gazi Renaku, në kongresin e federatës ballkanike të mbajtur kohë më parë.

Një gabim a ka qenë i qëllimshëm apo pa qëllim, kur janë vendosur listat startuese me simbolin FAK.

Image

Pas bisedës telefonike të kryetarit Halil Sylejmani me kryetarin e federatës të Serbisë dhe sekretarin gjeneralë të Federatës Ballkanike të Atletikës gabimi është përmirësuar, me arsyetim se është bërë një gabim teknik në sistem.

Për një kohë të shkurtër gabimi është përmirësuar, janë hequr listat me mbishkrimin FAK dhe janë vendosur listat me kodin e Kosovës - Kos.

Siguria ka qenë në nivel. Përcjellja ka qenë nga ana e policisë, prej kufirit deri në hotel dhe anasjelltas”, thotë Duja për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sa i përket rezultateve në Kampionatin Ballkanik, Duja tha se deri diku është i kënaqur. 

Në bazë të kushteve teknike, infrastrukturore dhe materiale, deri diku jemi të kënaqur me rezultatet.

Image

Jemi larg sa i përket kushteve nga vendet tjera të Ballkanit. 

Sa po investohet aq i kemi edhe rezultatet.

Nuk e kemi asnjë shteg të atletikës i cili ofron kushte për gara normale.

Nuk kemi ku të bëjmë stërvitje për t’ju përshtatur kushteve të garës”, thotë Duja.

"Përfaqësuesi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd z. Jetish Jashari, na ka vizituar dy ditë më radhë.

Ky ishte një respekt jashtëzakonisht i madh për ne si staf dhe atletët pjesëmarrës.

Në emër të stafit dhe atletëve pjesëmarrës, e falënderojmë nga zemra për respektin e treguar për pjesëmarrësit në këtë garë historike!

Faleminderimi tjetër i shkon prindërve të atletëve pjesëmarrës, të cilët me guximin e tyre i lejuan fëmijët të udhëtojnë në Beograd, duke u bazuar në situatën e ndërlikuar politike!”, përfundon Duja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat