Delija e Zvezdës kërkojnë tradhtarin për Kosovën! Halil Sylejmani ia bëri 8 me 2! 

Atletika

Delija e Zvezdës kërkojnë tradhtarin për Kosovën! Halil Sylejmani ia bëri 8 me 2! 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 17:16
Delija e Zvezdës kërkojnë tradhtarin për Kosovën! Halil Sylejmani ia bëri 8 me 2! 

Për herë të parë atletët e Kombëtares së Kosovës morën pjesë në një garë ndërkombëtare në territorin e Serbisë. 
Kjo ka ngjallur reagime të ashpra në Serbi.

“Të ashtuquajturit sportistë të Kosovës performuan në Kampionatin Ballkanik për U-20 në Beograd, pas së cilës tifozët e Cërvena Zvezdës dolën dhe pyetën: “Kush i lejoi” dhe këtë e bën gjatë ndeshjes me Radniçkin nga Nishi.

Gjegjësisht, “Delija” ka paraqitur një pankartë në stadiumin “Rajko Mitiç”, ku kanë bërë pyetje: “Federata Atletike e Kosovës” në garën në Beograd? Duart e cilit të pabesë e nënshkruan këtë? Dhe kush e miratoi?”, -  shkruhej në tifozëve të Zvezdës në tribunën veriore të stadiumit “Rajko Mitiç”, shkruan media serbe “Direktno”. 

Image

Delija famëkeqe

““Cili tradhtar e lejoi pjesëmarrjen e Kosovës në Beograd?, reagojnë tifozët famëkeq“, shkruan në pankartën e tifozëve famëkeq "Delija".

Kryetari i të ashtuquajturës Federata Atletike, Sylejmani, foli për pjesëmarrjen e garuesve në Beograd. Ai ka treguar se gjithçka ka shkuar mirë, si gjatë udhëtimit ashtu edhe gjatë garës”, shkruan ky medium serb.

“U nisëm herët të premten në mëngjes, në vendkalim u bënë kontrolle standarde, policia na siguroi shoqërimin deri në hotel, ishin shumë korrektë, na pritën në mënyrë të jashtëzakonshme, edhe në sallën ku zhvilloheshin garat. dhe atje ishte mirë.

Nën kujdesin e Federatës së Atletikës, apo si shtet, logoja ishte e njëjtë si për të gjitha shtetet tjera”, - tha Sylejmani. Halil Sylejmani me politikën e mençur të tij ia bëri 8 me 2 serbeve, duke marrë pjesë si shtet në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat