Kampion Ballkani për herë të gjashtë radhazi

Atletika

Kampion Ballkani për herë të gjashtë radhazi

Më: 5 mars 2022 Në ora: 15:15
Kampion Ballkani për herë të gjashtë radhazi

Izmir Smajlaj është një nga sportistët shqiptarë më të mirë. 28-vjeçari shkodran, ka dalë Kampion Ballkanik për herë të gjashtë radhazi në kërcim së gjati.

Pas suksesit të radhës, Smajlaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan:

“Prej vitesh ky kampionat sa vjen e bëhet më i vështirë, por unë jam krenar që arrij të dal në vend të parë për vendin tim.

Falënderimet shkojnë për mbështetësit e sportit tim të bukur, Trajnerin z. Gjergj Ruli, familjen time si dhe Erion Veliajn, Bashkinë  Tiranë, Ks Tirana, Olympic Albania, gym_n_juice.al, të cilët së bashku, besojnë çdo herë tek unë dhe objektivat e mi fitues!

Gara të tjera na presin këtë 2022’! Është vetëm fillimi”, shkruan kampioni shqiptar, i cili shkëlqeu në garën që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat