Garuesi afrikan e thyen rekordin botëror

Atletika

Garuesi afrikan e thyen rekordin botëror

Më: 6 mars 2022 Në ora: 14:36
Garuesi afrikan e thyen rekordin botëror

Stephen Mokoka i Afrikës së Jugut, i cili nuk kishte vrapuar kurrë një garë 50 km më parë, theu rekordin botëror të dielën.

Mokoka, 37 vjeç, kaloi vijën e finishit për dy orë, 40 minuta dhe 13 sekonda, duke thyer rekordin e vendosur nga etiopiani Ketema Bekele Negasa (2:42:07) në të njëjtën ngjarje vitin e kaluar.

“Jam i lodhur. Është një rrugë e gjatë dhe nuk e di se si do të ndihem më vonë, por më pëlqeu”, deklaroi Mokoka.

Amelework Fikadu Bosho e Etiopisë dominoi garën e femrave për të përfunduar me një kohë prej 3:04:58, gati katër minuta përpara pjesës tjetër, por 34 sekonda më pak se rekordi botëror..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat