Bakraqi - e katërta në disiplinën 1500 metra në Kampionatin Ballkanik

Atletika

Bakraqi - e katërta në disiplinën 1500 metra në Kampionatin Ballkanik

Më: 6 mars 2022 Në ora: 20:43
Bakraqi - e katërta në disiplinën 1500 metra në Kampionatin Ballkanik

Gresa Bakraqi zuri vendin e katërt në disiplinën 1500 metra në Kampionatin Ballkanik të Atletikës në Sallë, të mbajtur sot në Stamboll të Turqisë.

Atletja jonë theu rekord të Kosovës me kohë 4 minuta e 24.10 sekonda, derisa fitoi 1039 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF).

Rekord të Kosovës theu edhe Albion Ymeri, që doli i nënti në disiplinën me kohë 8:18.35, ndërsa fitoi 972 pike të IAAF-it.

Bakraqi dhe Ymeri janë bursistë të KOK-ut për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Në 800m. Astrit Kryeziu zuri vendin e gjashtë me kohë 1:52.78 dhe fitoi 1001 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat