Muhamet Ramadani lartëson Kosovën, fiton të argjendtën në Kupën Evropiane 

Atletika

Muhamet Ramadani lartëson Kosovën, fiton të argjendtën në Kupën Evropiane 

Nga: K.G. Më: 13 mars 2022 Në ora: 14:35
Muhamet Ramadani lartëson Kosovën, fiton të argjendtën në Kupën Evropiane 

Edhe një sukses i madh për Kosovës. Atleti Muhamet Ramadani ka shënuar rezultat fantastik në Kupën Evropiane.

Krenaria e atletikës dhe e Kosovës, vazhdon me suksese.  

“Atleti Muhamet Ramadani fitoi medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane të Atletikës në hedhje për U-23, që po mbahet në Leiria të Portugalisë.

Ai hodhi gjylën 7 kg. 18.60 metra”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, e uron për suksesin, duke thënë se është një sukses i madh dhe fryt i kësaj është edhe puna që po bëhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat