Atletika është sporti i parë që thyen barrierën, garoi me emrin e Kosovës në Beograd.
Me 12 – 13 shkurt theu barrierën në Kampionatin Ballkanik U-20, duke marrë pjesë me atletë e atlete.
Sot shënuan edhe një fitore të radhës, atletja Gresa Bakraçi u paraqit me emrin e Kosovës në disiplinën 1500 metra në Kampionatin Botëror.
Halil Sylejmani në Beograd
Atletika dy herë udhëtoi për në Beograd, pa u ekspozuar fare por arriti që të garoi në Beograd me emrin Kosova.
Këtë nuk e arriti boksi në vitin e kaluar, të cilën u penguan nga autoritetet e Beogradit me urdhër të Qeverisë serbe.
Federata e Boksit e Kosovës duhet të kërkojë këshilla nga Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës!
Të pyetet Sylejmani se si ia doli ta fitoi luftën përballë Serbisë. Të paktën të marrin një këshillë se si veproi me diplomacinë e tij.
Sylejmani luftën e fitoi në komunitetin ndërkombëtar, duke mos guxuar Serbia ta pengojë për të marrë pjesë si Kosovë në Beograd.
Çdo këshillë është e mirë jo vetëm për Federatën e Boksit të Kosovës por edhe për secilën federatë tjetër.
Atletika mori pjesë si Kosovë dhe për të dytën herë rresht brenda pesë jave, duke detyruar Serbinë që ta presë e t’i përcjellë një shtet të njohur, ashtu si e kërkon rregulli ndërkombëtarisht.
Sylejmani edhe më parë ka dekalruar, se ai merret me diplomaci dhe jo me daulle e zurla që po niset për të shkuar diku! Por synimet e tija gjithmonë janë që të arrijë objektivin!