Boksi duhet të kërkojë këshilla nga Halil Sylejmani!

Atletika

Boksi duhet të kërkojë këshilla nga Halil Sylejmani!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 mars 2022 Në ora: 19:28
Halil Sylejmani në Beograd

Atletika është sporti i parë që thyen barrierën, garoi me emrin e Kosovës në Beograd.

Me 12 – 13 shkurt theu barrierën në Kampionatin Ballkanik U-20, duke marrë pjesë me atletë e atlete.

Sot shënuan edhe një fitore të radhës, atletja Gresa Bakraçi u paraqit me emrin e Kosovës në disiplinën 1500 metra në Kampionatin Botëror.

Image

Halil Sylejmani në Beograd

Atletika dy herë udhëtoi për në Beograd, pa u ekspozuar fare por arriti që të garoi në Beograd me emrin Kosova. 

Këtë nuk e arriti boksi në vitin e kaluar, të cilën u penguan nga autoritetet e Beogradit me urdhër të Qeverisë serbe.          

Federata e Boksit e Kosovës duhet të kërkojë këshilla nga Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës!

Të pyetet Sylejmani se si ia doli ta fitoi luftën përballë Serbisë. Të paktën të marrin një këshillë se si veproi me diplomacinë e tij.

Sylejmani luftën e fitoi në komunitetin ndërkombëtar, duke mos guxuar Serbia ta pengojë për të marrë pjesë si Kosovë në Beograd. 

Çdo këshillë është e mirë jo vetëm për Federatën e Boksit të Kosovës por edhe për secilën federatë tjetër.

Atletika mori pjesë si Kosovë dhe për të dytën herë rresht brenda pesë jave, duke detyruar Serbinë që ta presë e t’i përcjellë një shtet të njohur, ashtu si e kërkon rregulli ndërkombëtarisht.

Sylejmani edhe më parë ka dekalruar, se ai merret me diplomaci dhe jo me daulle e zurla që po niset për të shkuar diku! Por synimet e tija gjithmonë janë që të arrijë objektivin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat