Gresa garoi sot në Beograd: Kjo e sotmja ishte historike

Atletika

Gresa garoi sot në Beograd: Kjo e sotmja ishte historike

Nga: Kemajl Goca Më: 18 mars 2022 Në ora: 20:47
Gresa Bakraçi me kryetarin e FAK-ut, Halit Sylejmani

Atletja Gresa Bakraçi është krenare që ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në Kampionatin Botëror, që u zhvillua sot në Beograd.

Ajo ndihet jashtëzakonisht e lumtur, që shkroi historinë e saj duke garuar me emrin e Kosovës në kryeqytetin serb.

Në renditjen finale, ajo ishte e 17-ta prej 19-të atleteve sa morën pjesë në këtë disiplinë.  

“Sa i përket rezultatit, kam pritur më mirë.

Por këtu sot ishte e rëndësishme pjesëmarrja me fanellat e kombëtares së Kosovës.

Kurse rezultati normal ka ndikuar nga stresi i tepërt që kam pasur, sepse sa i përket formës për brenda 5 garave, kam bërë 5 rekorde shtetërore”, tha Bakraçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Gresa tha se të përfaqësosh Kosovë në Kampionatin Botëror, është ndjenjë e veçantë.

“Të përfaqësosh shtetin në botëror është gjëja më e vlefshme tek një sportiste, kurse kjo e sotmja ishte historike dhe normal që më bënë të ndihem mirë”, përfundon Bakraçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat