Luiza Gega renditet e 13-ta në botërorin e sallave të mbyllura

Atletika

Luiza Gega renditet e 13-ta në botërorin e sallave të mbyllura

Më: 18 mars 2022 Në ora: 23:12
Luiza Gega renditet e 13-ta në botërorin e sallave të mbyllura

Atletja shqiptare Luiza Gega është renditur në vendin e 13-të në garën e 3000 metrave, në kampionatin botëror të sallave të mbyllura, event që nisi sot në Beograd (Serbi). Ajo dha kohën 8’53”14, shumë larg fitueses së medaljes së artë, etiopianes Lemlem Hailu, 8’41”82).

Në këtë garë morën pjesë 20 konkurrente dhe Gega u klasifikua në vendin e 14-të, duke bërë një garë në përgjithësi të mirë, por pa mundur të duelojë dot për fitore. Gjatë dy muajve të fundit, ajo ka marrë pjesë në disa evente të sallave të mbyllura, duke bërë paraqitje të mira.

Gega arriti të kualifikohej me normë në këtë botëror, duke qenë sportistja e vetme që përfaqësonte ngjyrat kuqezi.

Ky botëror praktikisht mbyll sezonin e sallave të mbyllura dhe nga prilli do të nisin eventet e tjera të sportit të “mbretëreshës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat