Halil Sylejmani: Ka pas diku - diku pengesë në Beograd

Atletika

Halil Sylejmani: Ka pas diku - diku pengesë në Beograd

Nga: Kemajl Goca Më: 22 mars 2022 Në ora: 16:20
Halil Sylejmani: Ka pas diku - diku pengesë në Beograd

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani dhe atletja Gresa Bakraçi, në konferencë me gazetarë, treguan se si ka shkuar ecuria në Kampionatin Botëror, ngjarje e cila u mbajt në fundjavën e kaluar në Beograd. 

Sylejmani tha se gjithçka ka shkuar ashtu siç duhet me disa pengesa aty këtu. 

Atletika është hera e dytë që brenda pesë jave si Kosovë ka marrë pjesë në Beograd, me 12 shkurt në Kampionatin Ballkanik U-20 dhe me 18-20 mars në Kampionatin Botëror.

”Kemi marrë pjesë në Kampionatin Botëror. Kemi marrë pjesë si anëtar të barabartë, unë si përfaqësues, president i Federatës së Atletikës së Kosovës dhe atletja e mirënjohur Gresa Bakraqi.

Atletja jonë ka qenë e barabartë me gjithë atletet e tjera. 

Jemi marrë vesh me presidentin e Federatës së Atletikës Botërore, Sebastiaon Coe, meqë kampionati mbahet në Serbi, për shkak të politikës, mos të jetë asnjë federatë me flamur. Kemi kaluar mirë, ka pas diku - diku pengesë. Kryesisht kemi kaluar mirë, na kanë respektuar, na ka përcjellë sigurimi”, thotë Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat