Kosova përgatitet në Turqi

Atletika

Kosova përgatitet në Turqi

Nga: K.G. Më: 24 mars 2022 Në ora: 17:32
Kosova përgatitet në Turqi

Federata e Atletikës së Kosovës ka synime të mëdha në vitin 2022 në garat e ndryshme ndërkombëtare.

Në këtë institucion në krye me kryetarin Halil Sylejmani, punohet pareshtur që atleteve dhe atletëve, t’ju sigurohen kushte sa më të mira për punë në kuadër të përgatitjeve.

“Federata Atletike e Kosovës ka organizuar përgatitje speciale me atletët elitar në qendrën përgatitore në Turqi, më e madhja në rajon, në Sport Arena.

Përgatitjet kanë filluar me 24 mars dhe vazhdojnë deri më 02 prill, me atletët Muhamet Ramadani, Alaudin Suma dhe trajneri Shaban Ramadani.

Në këtë qendër stërvitore janë duke marrin pjesë të gjithë sportistët më renome botëror në disiplinat e hedhjeve.
Federata Atletike e Kosovës ka si vizion që në vitin 2022 të krijoj kushte për ngritjen e performances së atletëve në rezultate të nivelit ndërkombëtarë kryesisht në disiplinat e dëshmuara dhe ngritja e performancës në disiplina tjera ndërkaq kemi si mision “Krijimin një sistemi të qëndrueshëm të performancës së lartë të atletëve”.

Ngritja e performancës së atletëve do të jetë punë e vazhdueshme me të cilën jemi duke u marr seriozisht me të gjitha kapacitetet tona. Qëllimi yni gjatë viteve të ardhshme do të jetë rritja e numrit të atletëve elitë si dhe masat që duhet ndërmarrë për të zhvilluar edhe më tej performancën e tyre

Motivimi dhe përkushtimi për sportin e atletikës për të ngritur njohuritë dhe rezultatin në këtë sport është i madh. 
Në vitet në vijim organizimi i kampeve për atletët elitar duhet të bëhet duke pasur parasysh numrin e pjesëmarrësve, numrin e kampeve të organizuara gjatë një viti, programin në kamp etj.”
, njofton Federata e Atletikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat