Atletja triumfon në maratonë, kurse bashkëshorti i saj është ende në front

Atletika

Atletja triumfon në maratonë, kurse bashkëshorti i saj është ende në front

Më: 25 mars 2022 Në ora: 14:12
Atletja triumfon në maratonë, kurse bashkëshorti i saj është ende në front

Një refugjatë ukrainase e cila u largua drejt Izraelit me vajzën e saj 11-vjeçare për t’i shpëtuar luftën ka triumfuar në garën maratonë të Jeruzalemit.

Atletja Valentyna Veretska ka marrë çmimin e parë në disiplinën e garës për femra prej 2 orë 45 minuta 54 sekonda.

Ndërkohë bashkëshorti i saj është ende në Ukrainë duke shërbyer në ushtri kundër forcave ruse.

Veretska ishte një nga rreth 40 ukrainasit që hynë në garën në qytetin e vjetër të Jerusalemit, duke vrapuar në shi dhe të ftohtë.

Izraeli ka dërguar mbështetje humanitare në Ukrainë, por deri më tani ka refuzuar të ofrojë ndihmë ushtarake ose t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat