Federata Atletike e Kosovës dhe MKRS, nënshkruan memorandum bashkëpunimin...

Atletika

Federata Atletike e Kosovës dhe MKRS, nënshkruan memorandum bashkëpunimin...

Më: 31 mars 2022 Në ora: 19:25
Kryetari i FAK-ut, Halil Sylejmani dhe ministri Hajrulla Çeku

Federata Atletike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruan memorandum bashkëpunimi për vitin 2022.

Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Në emër të Federata Atletike të Kosovës, memorandumin e ka nënshkruar kryetari i FAK-ut, Halil Sylejmani, ndërsa në emër të MKRS-së, Ministri Hajrulla Çeku.

Përmes këtij memorandumi përcaktohet shuma financiare që MKRS-ja ndan FAK-ut për vitin 2022, pëveç FAK-ut memorandum bashëpunimi kanë nënshkruar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës dhe 35 Federata tjera sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat