Federata Atletike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruan memorandum bashkëpunimi për vitin 2022.
Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Në emër të Federata Atletike të Kosovës, memorandumin e ka nënshkruar kryetari i FAK-ut, Halil Sylejmani, ndërsa në emër të MKRS-së, Ministri Hajrulla Çeku.
Përmes këtij memorandumi përcaktohet shuma financiare që MKRS-ja ndan FAK-ut për vitin 2022, pëveç FAK-ut memorandum bashëpunimi kanë nënshkruar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës dhe 35 Federata tjera sportive.