Alaudin Suma përgatitet për Lojërat Mesdhetare, synon podiumin në Maltë!

Atletika

Alaudin Suma përgatitet për Lojërat Mesdhetare, synon podiumin në Maltë!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2022 Në ora: 18:43
Suma përgatitet për Lojërat Mesdhetare, synon podiumin në Maltë!

Atletika po shënon rezultatet më të mira në periudhën e pasluftës, veçmas në disiplinat teknike, ku po shquhen Alaudin Suma e Muhamet Ramadani. 

Atleti Suma, anëtar i klubit të atletikës Trepça e Mitrovicës, pretendon rezultate gjithnjë e më të mira në vitin 2022.

Ai stërvitet me zell të shtuar me qëllim që të përsoset sa më shumë në disiplinën e diskut, pasi që këtë vit nuk do të garojë si në vitet paraprake në hedhjen e gjylës.

Image

Suma shprehet optimist, duke pritur rezultate edhe më të mira si në Kosovë po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Djaloshi nga Mitrovica është i motivuar në çdo aspekt, me bindje se do t’i realizojë synimet e tija. 

“Merrem me sportin e atletikës gati qe 8 vite në disiplinën e diskut, ku në vitin 2020 e arrita të zë venin e 3-të në Kampionatin Ballkanik U-20, që u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Image

Edhe në vitin 2021 arrita medalje të bronztë në Kampionatin Ballkanik indoor në Sofje të Bullgarisë, në disiplinën  e gjylës 6 kg”, thotë Suma për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Talentin e madh e motivojnë shumë këto suksese për të vazhduar rrugëtimin e sukseseve tjera. 

20 – vjeçari tha se punon me përkushtim për sfidat tjera që e presin gjatë këtij viti.

“Tani, në vitin 2022 jemi në kategori U-23 dhe jemi duke punuar rreth 4-5 orë në ditë në stërvitje dhe fitnes, po ecin shumë mirë dhe se shpejti do të fillojnë garat në Kosovë.

Do të jap maksimumin që të tregoj punën që jam duke e bërë. Synimet e mia janë që në qershor t’i kemi tre gara ndërkombëtare dhe shpresoj të bëj rezultate të mira sepse konkurrenca është mjaft e fortë në kategorinë e seniorëve.

Gara e Kampionatit Ballkanik do të mbahet me 4-5 qershor, ku shpresoj të jem i përgatitur maksimalisht po ashtu edhe për 13 qershor në garën në shtetet në zhvillim që zhvillohet në Maltë, synoj të jem në podium, pastaj me 25 qershor deri me 5 korrik të garojë  në Lojërat Mesdhetare”, përfundon Suma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat