Gresa dominon të femrat, në anën tjetër sfidoi meshkujt në garën “Izet Shatri” 

Atletika

Gresa dominon të femrat, në anën tjetër sfidoi meshkujt në garën “Izet Shatri” 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2022 Në ora: 19:08
Gresa dominon të femrat, në anën tjetër sfidoi meshkujt në garën “Izet Shatri” 

Atletja e klubit Besa e Pejës, Gresa Bakraqi, anëtare e Kombëtares së Kosovës, është në formë jetësore. 

Ajo edhe sot bëri paraqitje shumë të mirë në turneun e atletikës që u mbajt në fshatin Tomoc të Istogut, për dëshmorin Izet Shatri. 

Bakraqi është krenare që dominoi në garën 7.2 kilometra por në anën tjetër që sfidoi edhe meshkujt.

Atletja pejane tha se kjo garë ishte edhe një provë e mirë para garave të Kosovës dhe në rrafshin ndërkombëtar.  

“Ishte gara e 7-të e imja dhe pothuajse në çdo garë kam triumfuar, si në arenën ndërkombëtare po ashtu edhe në Kosovë.

Isha e para tek femrat e 3-ta tek meshkujt.

Gjithashtu nuk ishte edhe distanca aq e largët nga pozitat e djemve të parë, pasi që kuptohet ata janë djem dhe unë si femër të vrapoj pothuajse si ata është vërtet shumë për mua.

Ndihem shumë e lumtur me përformancën që po shfaqi dhe tani edhe pak fillon faza e sezonit veror”, thotë Bakraqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat