Mazreku: Synimet tona janë arritja e normave Evropiane

Atletika

Mazreku: Synimet tona janë arritja e normave Evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2022 Në ora: 13:55
Adrian Mazreku, i pari në të majtë

Malisheva tani e një kohë është më komode, për faktin se ka edhe shtegun e atletikës në stadiumin “Liman Gegaj”, shteg që ia ka lehtësuar dukshëm punën atletëve dhe kryetrajnerit të palodhur Adrian Mazreku.

Atletët e atletet stërvitin me përkushtim, me synime që të janë për gati për çdo garë qoftë në Kosovë qoftë në garat ndërkombëtare.  

Malisheva ka disa reprezentues të shquar në kategori të ndryshme në Kombëtaren e Kosovës.

Image

Caku i klubit është që të shënojnë suksese edhe më të mëdha në vitin 2022, këtë e thotë edhe Mazreku.   

Cila është gjendja me KA Malishevën dhe synimet e këtij kolektivi? 

“Jemi në gjendje të mirë sepse kemi marrë përkrahje nga institucionet lokale, qendrore dhe nga disa dashamirë të sportit.

Atletët janë në formë të lartë, shtegu po na ndihmon shumë sepse po stërvitim në kushte të garës.

Synimet tona për vitin 2022 janë arritja e normave Evropiane sepse normat Ballkanike i kemi siguruar tani.
Këtë vit synojmë medalje në Kampionatin Ballkanik për grup-moshën U 18 që do mbahet në Tivar të Malit të Zi me 12 qershor”,
tha Mazreku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat