Podujeva pa shteg të atletikës! Shala: Llapi stërvitet nëpër rrugë, livadhe e parqe të shtruara me kocka...

Atletika

Podujeva pa shteg të atletikës! Shala: Llapi stërvitet nëpër rrugë, livadhe e parqe të shtruara me kocka...

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2022 Në ora: 16:18
Shala: Llapi stërvitet nëpër rrugë, livadhe e parqe të shtruara me kocka...

Si në shumicën e qyteteve dhe qytezave të Kosovës, edhe Podujeva nuk ka shteg të atletikës, mungesa e shtegut me tartan po paraqet kokëçarje të mëdha për atletet dhe atletët për të stërvitur.

Në këto kushte e rrethana atletët e klubi Llapi stërviten me zell të shtuar me kryetrajnerin Lumbardh Shala.

Llapjanët synojnë rezultate sa më të mirat gjatë këtij vit, madje pretendojnë me disa atlete e atletë të paraqiten sa më mirë në Kampionatin Ballkanik dhe Evropian. 

Image

“Po shpresojmë që në këtë vit disa nga garuesit tanë të jenë pjesë e Kampionatit Ballkanik te grup-moshat U-18, U-20, dhe senior

Synojmë të jemi pjesë edhe e Kampionatit Evropian për kategorinë U-18. 

Image

Është e vështirë të thuhet se do të fitojmë medalje në këto kampionate duke llogaritur që garuesit tanë shtegun e atletikës e prekun vetëm kur bëhet ndonjë përgatitje më speciale ose vetëm kur shkojmë nëpër gara.

Image

Sepse ne stërvitem nëpër rrugë, nëpër parqe të shtruara me kocka apo edhe ndonjë livadh gjë që asnjëra nga këto nuk i afrohen as për se afërmi kushteve të garave dhe këto kushte të vështira për stërvitje po na shkaktojnë shumë probleme përgjatë stërvitjeve qoftë në lëndime, qoftë në realizim e stërvitjeve të planifikuara”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Sa i përket garave vendore, Shala tha se synojnë sa më shumë tituj në disiplinat e ndryshme! Ai tha se po punohet me përkushtim në kushte ekzistuese, kur dihet se Podujeva nuk ka shteg të atletikës. 

“Për sa i përket garave të brendshme ne besojmë se do të jemi si gjithherë ndër klubet më të mira me tituj të shumtë.

Disiplinat që presim më shumë rezultate janë disiplinat e sprintit dhe disiplinat e mesme”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat