Dijon Miftari: Synimi im, me thye ndonjë rekord

Atletika

Dijon Miftari: Synimi im, me thye ndonjë rekord

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2022 Në ora: 15:15
Dijoni - në të majtë

Fushë Kosova, si çdo ekip tjetër i atletikës, synon rezultate edhe më të mira në vitin 2022. 

Atleti i Fushë Kosovës, Dijon Miftari, po përgatitet për sfidat e këtij edicioni. 

Ai për dallim nga edicionet e kaluara, këtë vit nuk do të garojë në disiplina të shkurta por në të gjata, si 2000 metra, 4000 e 5000 metra. 

Image

Dijon Miftari, në të djathtë

Miftari pretendon rezultate sa më të mira, sidomos në 5 mijë metra. 

“Synimet e mija janë për me mbërri sa më lart dhe të jem një atlet profesionist.

Në fillim kam garuar në disiplina të shkurta 100 metra, 200 e 300 metra, tash po sprovojë veten në disiplina të gjata 2.000, 4. 000 e 5.000 metra, por edhe në disiplina më të gjata”, tha Miftari për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Synimi i atletit është më thye edhe rekord. 

Image

“Synimet? Si çdo atlet edhe i imi, është me thye ndonjë rekord po ashtu me garuar edhe jashtë Kosovës, si në garat e Ballkanit dhe në Evropë”, tha më tej. 

Sa i përket kushteve nuk është gjithaq i kënaqur, kur dihet se edhe Fushë Kosova, si të gjitha qytetet tjera nuk ka shteg të atletikës, me përjashtim të Mitrovicës që e ka sipas standardeve. “Unë stërvitem në rrugë dhe përgatitem për gara”, tha atleti.

Në cilën disiplinë synon rezultatin më të mirë?

“Në 5.000 metra, për këtë edhe po përgatitem maksimalisht”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat