E tmerrshme, ku stërvitet shqiptarja gjendet trupi i dekompozuar i një sportistes

Atletika

E tmerrshme, ku stërvitet shqiptarja gjendet trupi i dekompozuar i një sportistes

Më: 20 prill 2022 Në ora: 19:20
E tmerrshme, ku stërvitet shqiptarja gjendet trupi i dekompozuar i një sportistes

Një ngjarje e tmerrshme është raportuar nga Kenia, ku është gjetur e pajetë atletja 28-vjeçare e vrapimeve të distancës së gjatë, Damaris Muthe Mutua.

Ajo mendohet se ka qenë viktimë e një krimi makabër, në një nga qendrat stërvitore më të famshme në botë, ku shkon rregullisht edhe kampionia shqiptare Luiza Gega, në Iten të Kenias.

Policia ka zbuluar trupin e saj në banesën që ndante me të dashurin etopian, i cili është larguar nga vendi dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dyshuari kryesor për vrasjen.

Ai i kishte telefonuar një të njohuri për të raportuar vdekjen e saj, por më pas ishte zhdukur nga banesa. Kur policia kishte mbërritur në vendngjarje, kishte zbuluar se trupi iu pajetë kishte disa ditë aty dhe në gjendje dekompozimi.

Qendra e Inten është ndër më të njohurat në botë, ku shkojnë atletë nga të gjitha vendet për t’u përgatitur për sezonin e aktiviteteve. Luiza Gega e frekuenton prej kohësh “Shtëpinë e Kampioneve”, siç quhet baza e njohur ku përgatiten sidomos atletët e garave të largësive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat