Zhegrova - Shala: Vit pas viti ka rritje por fatkeqësisht nuk kemi stadium të atletikës!

Atletika

Zhegrova - Shala: Vit pas viti ka rritje por fatkeqësisht nuk kemi stadium të atletikës!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2022 Në ora: 18:43
Zhegrova - Shala: Vit pas viti ka rritje por fatkeqësisht nuk kemi stadium të atletikës!

Atletika po shënon rritje vit pas viti dhe kjo po dëshmohet edhe me rezultate në arenën ndërkombëtare. 

Ish atletja e mirënjohur, Luljeta Zhegrova - Shala, tha se po punohet në përgjithësi në mbretëreshën e sporteve por fatkeqësisht nuk ka ndonjë stadium që i plotëson standardet për atletë.

Ndihmestrajnerja e Llapit të Podujevës, mendon se puna e mirë që po bëhet nëpër klube edhe rezultatet janë fryt i kësaj.

“Sa i përket cilësisë në atletikë, vit pas viti ka rritje.  

Në përgjithësi po punohet.

Mirëpo, ngecja më e madhe është në infrastrukturë, për arsye se atletët kosovarë për momentin nuk kanë një stadium që i plotëson kushtet për të garuar”, - thotë Zhegrova – Shala për gazetën "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat