Djaloshi 16 vjeçar po shkëlqen të seniorët! Bytyçi: Synoj medalje ballkanike dhe normën evropiane

Atletika

Djaloshi 16 vjeçar po shkëlqen të seniorët! Bytyçi: Synoj medalje ballkanike dhe normën evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2022 Në ora: 13:24
Enis Bytyçi

Si në çdo sport tjetër edhe në atletikën e Kosovës, po zhvillohen gara me rivalitet të madh pothuajse në secilën disiplinë.

Në garën e fundjavës që e lamë pas, në disiplinën 400 metra u shqua atleti i klubit atletik Malisheva, Enis Bytyçi. 

Ai tregoi paraqitje fantastike në garën “Mitingu i Dëshmorëve”, që u mbajt në Malishevë, duke thyer rekord personal me kohë të kaluar për 50.37 sekonda. 

Image

16-vjeçari është prej atletëve që premton shumë edhe për sfidat ndërkombëtare.  Ai zuri vendin e dytë në 400 metra në një konkurrencë të fortë.

Djaloshi 16 vjeçar po shkëlqen në konkurrencën e seniorëve, kjo është edhe një dëshmi se bëhet fjalë për një talent të madh nga Malisheva.   

“Me rezultatin jam shumë i kënaqur sepse ishte gara e parë në stadium dhe e bëra rekord personal. Synimet e mia kryesore për këtë vit janë medalje ballkanike dhe arritja e normës evropiane. Qe norma e Evropës është 50.00 ndërsa unë në garën e parë e kam bë 50.37”, thotë Bytyçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sa jeni i kënaqur me kushtet në përgjithësi dhe sa është konkurrenca e fortë në disiplinën tuaj?

“Kushtet i kemi të mira në përgjithësi, ndërsa për konkurrencë në Kosovë për grupmosha të mia është konkurrenca shumë e vogël për mu, gjithmonë duhet me hi me senior edhe pse jam me i ri në moshë”, thotë atleti. 

Punë e madhe po bëhet në klubin e Malishevës, falë punës së palodhshme të trajnerit Adrian Mazreku.

“Falënderoj të gjithë ata që me kanë përkrahë deri me tani në rrugën time drejt sukseseve duke filluar nga familja ime, institucionet lokale dhe qendrore, sponsorët, dhe në veçanti trajnerin tim Adrian Mazreku”, përfundon Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat