Atletët e Malishevës befasojnë në Shkup, fitojnë dy medalje

Atletika

Atletët e Malishevës befasojnë në Shkup, fitojnë dy medalje

Nga: K.G. Më: 30 prill 2022 Në ora: 18:55
Atletët e Malishevës befasojnë në Shkup, fitojnë dy medalje

Atletët e Malishevës kanë arritur rezultate të lakmueshme në garën ndërkombëtare në Shkup. 

Sukses i madh për klubin që drejtohet nga trajnerin Adrian Mazreku.

Enis dhe Olti Bytyçi, fascinuan me paraqitje në Shkup, duke fituar medalje të artë përkatësisht të argjendtë. 

“Atletët Enis dhe Olti Bytyçi të pandalshëm në disiplinën 400 metra në mitingun e seniorëve që u mbajt në Shkup.
Atletët tanë arritën tri rekorde personale dhe fituan dy medalje.

1.Enis Bytyçi - vendi i parë 400 m 50.61.

2.Olti Bytyqi - vendi i dytë 400 m 52.23 (rekord personal)

3.Grevist Bytyçi - 400 m 54.77 (rekord personal)

4. Lorent Mazreku  - 400 m 56.92 (rekord personal)”, njofton KA Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat