Mazreku i mahnitur me Enis Bytyçin: Ky rezultat është rekord i ri i Kosovës

Atletika

Mazreku i mahnitur me Enis Bytyçin: Ky rezultat është rekord i ri i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2022 Në ora: 16:11
Mazreku i mahnitur me Enis Bytyçin: Ky rezultat është rekord i ri i Kosovës

Aleti Enis Bytyçi është gjithnjë e më i mirë!

Ai dje në Mitingun e atletikës, që u mbajt në stadiumin “Liman Gegaj”  në Malishevë, ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm. 

Bytyçi thyen rekordin e Kosovës në disiplinën 300 metra, me kohë të kaluar për 35.88 sekonda.

16-vjeçari edhe një herë tregoi klasin e tij, atlet që edhe seniorët i bën telashe me rezultate.

Kryetrajneri i Malishevës,  Adrian Mazreku, tha se Enisi po tregon rezultate të lakmueshme dhe sipas tij, është një set i ardhshëm i mbretëreshës së sporteve.

“Atleti im Enis Bytyçi po triumfon në çdo garë të seniorëve, dje në mitingun e parë të hapur fitoi medaljen e artë në disiplinën 300 metra me rezultat 35.88 sekonda.

Ky rezultat është rekord i ri i Kosovës për grupmoshën U 18 dhe njëherit është rezultat shumë premtues për garat ndërkombëtare që fillojnë me 12 qershor në Malit të Zi me Kampionatin Ballkanik për U 18 pastaj Kampionati Ballkanik për U 20 në Turqi dhe Kampionati Evropian për U 18 në Izrael.

Në garat ndërkombëtare Ballkanike presim medalje dhe rekorde të reja shtetërore ndërsa në Kampionatin Evropian presim paraqitje dinjitoze”, thotë Mazreku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat