Gresa në formë jetësore, 6 sekonda më e shpejt se në rekordin paraprak 

Atletika

Gresa në formë jetësore, 6 sekonda më e shpejt se në rekordin paraprak 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2022 Në ora: 16:22
Gresa në formë jetësore, 6 sekonda më e shpejt se në rekordin paraprak 

Atletja e Besës së Pejës, Gresa Bakraqi, reprezentuese e Kosovës, është në formë jetësore. 

Ajo në mitingun e hapur të atletikës, që u mbajt në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ka arritur kohën më të mirë për 6 sekonda se në rekordin paraprak.

Gresa ndihet e lumtur për këtë kohë të mirë në disiplinën 1000 metra, e cila e arriti për 2:49.99 minuta.

“Kjo është një javë e re dhe rekord i ri.

Isha në Kroaci, erdha për këtë garë të bëjë rekord dhe tani sot po udhëtoj prapë për Kroaci.

Mund të them tani sapo filloj sezoni im.

Sfidat e radhës janë gara fiks të nivelit tim ku unë ndihem tamam atlete elitare.

Do të marr pjesë në 3 mitingje ndërkombëtare shumë të forta.

Synoj vërtet të arrijë rezultatet të cilat kam punuar shumë.

Kjo çka kam arrit deri tani nuk është ajo që kam dashur pavarësisht që çdo javë kam shënuar rekord shtetëror”, thotë Gresa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat