Suma: E kam thyer barrierën e 50 metrave...

Atletika

Suma: E kam thyer barrierën e 50 metrave...

Nga: K. Goca Më: 8 maj 2022 Në ora: 20:10
Suma: E kam thyer barrierën e 50 metrave...

Atleti i disiplinave teknike, Alaudin Suma, anëtar i Trepçës së Mitrovicës,  ka thyer rekord në hedhjen e diskut 2 kilogram, në 50.33 metra. 

Suma është jashtëzakonisht i kënaqur me këtë rekord të Kosovës, sipas tij është një motiv shtesë për garat e radhës. 

Atleti mitrovicas punon me përkushtim që të jetë i përgatitur për secilën sfidë, në hedhje sa më larg të diskut.

“Jam i kënaqur pasi e theva barrierën e 50 metrave, të cilin e kam pas synim mbi 54 metra.

Por për shkak të erës së madhe nuk mu mundësua me arrit, megjithatë do të vazhdoj me punuar ende më tepër për gara të radhës që të kam sukses në arenën ndërkombëtare”, thotë Suma për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat